Pjesë e protestës edhe ish-ministri i dënuar që e quajti trillim masakrën e Reçakut – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pjesë e protestës edhe ish-ministri i dënuar që e quajti trillim masakrën e Reçakut

    Insajderi
    06 November 2022 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë filluar përgatitjet e qytetarëve serbë për protestën e paralajmëruar në sheshin “Car Lazar” të Mitrovicës Veriore.

    Kjo po ndodh pas shkarkimit të ish-drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë, Nenad Gjuriq.

    Pjesë e kësaj proteste është edhe ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.

    Todosijeviq është parë në rrugët e sheshit “Car Llazari”, rreth 3 javë pasi u dënua me 1 vit burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

    Ai akuzohet për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, pasi e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark