×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pjesëmarrës edhe komandantët që trajnuan terroristët e Banjskës”- reagojnë nga Qeveria pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në Serbi

    Insajderi
    24 March 2024 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë së Serbisë të ftuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pjesëmarrës ishte edhe Nenad Zoniq dhe Miroslav Talijan, dy komandantë për të cilët thotë se përgatiten ushtarakisht pjesëmarrësit në sulmin terrorist në Banjskë.

    Maqedonci këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, duke thënë se takimi u mbajt tek dy ditë pasi kryeministri Kurti denoncoi publikisht “provokimet e njësive të specializuara të FAS në afërsi me Kosovën”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë së Serbisë, i cili është thirrur me urgjencë nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, përveç anëtarëve të përhershëm, kanë marrë pjesë edhe Nenad Zonic, Komandant i Brigadës 63 të Parashutistëve; Miroslav Talijan, Komandant i Brigadës 72 të Operacioneve Speciale; Tioslav Jankovic, Shef i Drejtorisë së Operacioneve (J-3); Dusko Zarkovic Komandant i Forcave Ajrore; dhe Milosav Simovic, Komandant i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Serbisë (FAS)”, thuhet në postimin e tij.

    “Ky takim është thirrur me urgjencë nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, vetëm dy ditë pasi kryeministri i Republikës së Kosovës kishte denoncuar publikisht provokimet e njësive të specializuara të FAS në afërsi të kufirit me Kosovën dhe një ditë pasi ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i ka bërë të qartë Serbisë se janë duke monitoruar lëvizjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën dhe se përdorimi i forcës do të ishte i pa pranueshëm”.

    “Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka përdorur si pretekst të thirrjes së kësaj mbledhje, sulmin terrorist në Moskë, por ajo çfarë është shqetësuese në përbërjen e këtij Këshilli, është prezenca e Komandantit të Brigadës 63 të Parashutistëve dhe Brigadës 72 të Operacioneve Speciale, formacione ushtarake këto që dyshohet që kanë realizuar përgatitjen dhe trajnimin e qindra anëtarëve të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile/Brigada e Veriut”, e të cilët më pas morën pjesë në sulmin terrorist të 24 shtatorit, në fshatin Banjskë të Zveçanit”, përfundon Maqedonci. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark