Insajderi
Biznes

Pjesët përbërëse të iPhone 7 kushtojnë jo më shumë se 220 dollarë

Insajderi
25 September 2016 - 15:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pjesët brenda një iPhone 7 32GB llogariten të kushtojnë $219.80, thanë ekspertët e çmontimit IHS Markit ku komponenti më i shtrenjtë është ekrani që kushton $43. Nëse merren bazë kostot e prodhimit dhe montimit në total produkti i Apple duhet të kushtojë jo më shumë se $224.90.

Çmimi i përcaktuar nga çmontimi nuk merr parasysh kohën dhe paratë e harxhuara për kërkime, softuer dhe transport, mes të tjerash. Si rezultat i kësaj, Apple ka thënë edhe më përpara se çmimi i prodhimit është më i lartë se sa llogarisin çmontimet, shkruan Pcworld.al.

Në të kaluarën iPhone 6, 5s, dhe 5 të gjithë kushtonin rreth $200 për tu prodhuar, ndërkohë që pjesët e pajisjes së fundit 4-inç të Apple, iPhone SE, vlejnë vetëm $160. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark