Insajderi
Ballina 5

Pjesëtarët e FSK-së ngjiten në majën më të lartë të Afrikës

Insajderi
25 February 2023 - 16:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pjesëtarët e FSK-së ngjiten në majën më të lartë të Afrikës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Katër nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës pas disa ditë ecje këtë të shtunë kanë arritur që të ngjiten në Kilimanxharo.

Pjesëtarët e FSK-së u ngjitën në një prej majave më të larta në kontinentin e Afrikës me lartësi prej 5,895 metrash.

“Pjesë e kësaj ekspedite që filloj me 16 shkurt janë katër pjesëtarë të Kërkim Shpëtimit, të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët së bashku me Klubin Alpin Prishtina arritën të realizojnë edhe këtë ngjitje mjaft sfiduese”, thuhet në postimin e FSK-së në facebook.

Tutje aty thuhet se arritjet e tilla dëshmojnë përgatitjen profesionale dhe fizike të vajzave dhe djemve që janë pjesë e FSK-së.

“Me arritje të tilla djemtë dhe vajzat e Forcës së Sigurisë së Kosovës e dëshmojnë në vazhdimësi përgatitjen e tyre profesionale dhe fizike për të treguar rezultate të larta ku do që marrin pjesë” thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të FSK-së në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark