Plagosen 2 vajzat dhe babai, u përplasën me një shkëmb teksa po lundronin me Jet-Ski - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Plagosen 2 vajzat dhe babai, u përplasën me një shkëmb teksa po lundronin me Jet-Ski

    Insajderi
    21 July 2024 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në liqenin e Vau i Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, ku disa anëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur pasi mjeti lundrues Jet Ski me të cilin po lundronin është përplasur me një shkëmb.

    Sipas informacioneve paraprake, shtetasi T.D., 54 vjeç, ishte duke lundruar me Jet Ski së bashku me dy vajzat e tij të moshave 12 dhe 13 vjeçe, kur ndodhi aksidenti. Mjeti lundures dyshohet të jetë përplasur me një shkëmb, çka ka sjellë dhe lëndimin e tre personave, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

    Ky incident kthen edhe një herë vëmendjen te çështja e sigurisë së pushuesve kur përdorin mjete lundurese, duke shtuar nevojën për kujdes


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark