×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosen dy burra në Fushë Kosovë, arrestohet njëri nga të dyshuarit

    Insajderi
    01 June 2023 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se mbrëmë janë plagosur dy burra me armë zjarri në Fushë Kosovë.

    Sipas policisë, dy viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. Viktimat janë jashtë rrezikut për jetë ka deklaruar mjeku kujdestar.

    Për rastin në fjalë janë arrestuar dy të dyshuar dhe janë konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja.

    Njëri prej të dyshuarve është arrestuar, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregulltë.

    Raporti i plotë:

    Rr. Pejës, Fushë Kosovë 31.05.2023 – 16:00. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKUK, pasi që ishin plagosur nga arma e zjarrit. Sipas mjekut, viktimat janë jashtë rrezikut për jetë. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë dhe është konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark