Plagosen dy persona si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Pejë, policia jep detaje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosen dy persona si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Pejë, policia jep detaje

    Insajderi
    28 June 2022 - 23:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në fshatin Kryshec të komunës së Pejës.

    Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Pejës, ndërkaq më vonë njëri nga ta është dërguar në QKUK.

    “Sot rreth ores 20:55 Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Kryshec të komunës së Pejës. Gjatë asaj përleshje është përdorur arma e zjarrit, ku dy persona kanë pësuar lëndime. Fillimisht të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Pejës, ndërkaq pastaj njëri prej tyre është dërguar në QKUK”, u shpreh Gashi.

    Ai tutje tha se është arrestuar një person i dyshuar për rastin, si dhe është konfiskuar arma me të cilën është shtënë.

    Bëhet e ditur se të gjitha njësitet Policore janë në vendin e ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark