Insajderi
Lajme

Plagoset aksidentalisht një person në Pejë, policia jep detaje

Insajderi
14 December 2025 - 21:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Plagoset aksidentalisht një person në Pejë, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person në Pejë është plagosur aksidentalisht nga një tjetër dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se informacionin për plagosje policia e kanë marrë nga Spitali i Pejës rreth orës 19:00.

“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thotë Gashi.

Ai bëri të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark