Insajderi
Lajme

Plagoset me armë zjarri një 44-vjeçar në Skenderaj

Insajderi
09 March 2026 - 22:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Plagoset me armë zjarri një 44-vjeçar në Skenderaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person 44-vjeçar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit mbrëmjen e së hënës në Skenderaj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, bëri të ditur se rreth orës 21:04 policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori”.

Sipas të dhënave fillestare, një person i moshës madhore është plagosur dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa njësitet përkatëse janë duke zhvilluar hetime për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark