Insajderi
Lajme

Plagoset një person në Deçan

Insajderi
05 July 2016 - 10:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të hënën,  rreth orës 17:40 në Grykën e Deçanit është plagosur një person mashkull. Policia e Kosovës njofton se i plagosur është dërguar për trajtim në spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Kurse i dyshuari, që kishte qëlluar me pistoletë përderisa ishte duke udhëtuar me veturë, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Sipas PK-së tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me katër fishekë të kalibrit 6.35mm. /Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark