×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Plagoset një person në Drenas, policia jep detaje të reja

    Insajderi
    11 March 2023 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen me armë zjarri në fshatin Baicë të Drenasit.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se personi i lënduar M.H. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Drenasit të mbështetur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar.

    “Njëri nga personat e dyshuar : – Q. B,mashkull, 22 vjeç, është arrestuar sot rreth orës 01:30 në Pejë, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, të mbështetur nga policia e Pejës. Ndërsa i dyshuari tjetër L.Z,  aktualisht ndodhet në arrati, i njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark