Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje

    Insajderi
    23 April 2025 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka mbetur i plagosur në lagjen Emshir në Prishtinë, i cili është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Insajderi.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë është plagosur një person, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

    “Rreth orës 21:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.

    Nga informacionet e para bëhet e ditur për një person të plagosur, jashtë rrezikut për jetë, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”.

    Ai bëri të ditur se i dyshuari është identifikuar.

    “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë, përderisa po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark