Insajderi
Lajme

Plagoset një person në Kamenicë, arrestohen dy persona

Insajderi
11 May 2026 - 10:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Plagoset një person në Kamenicë, arrestohen dy persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur në Kamenicë, ndërsa dy të dyshuar janë arrestuar.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, një i dyshuar i tretë është liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë i cili dyshohet se ka kryer vepër penale moslajmërim te veprës penale lirohet në procedurë të rregullt. Arma e zjarrit është konfiskuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark