Plagoset një person në Podujevë, Policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Plagoset një person në Podujevë, Policia jep detaje

    Insajderi
    12 June 2022 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë.

    Lajmine ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Borovci tha se i plagosuri është dërguar për në QKUK për të marrë tajtimin e nevojshëm mjekësor.

    “Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna  me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti”  në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark