Një person është plagosur rreth orës 4:20 të mëngjesit të sotëm në një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti, e cila tha se i plagosuri është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.
“Rasti është cilësuar si tentim-vrasje, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet”, tha Ahmeti.
Lidhur më këtë rast është arrestuar një person, ndërsa 3 të tjerë të dyshuar janë identifikuar nga Policia dhe janë në kërkim.