Në lokalin “Check In” në Mitrovicës është plagosur një person pasi ka pasur gjuajte me armë.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë rast, derisa treguar se në këtë vend është gjetur edhe një armë, njofton Express.
“Informacioni fillestar është se në atë lokalë ka pas të shtëna, dyshohet për një person të plagosur. Policia janë në vendin e ngjarjes. Ne vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë”, ka thënë Avni Zahiti, zyrtar për informim në Policinë e regjionit të Mitrovicës. /Insajderi.com