Insajderi
Lajme

Plagosja e 66-vjeçares në Ferizaj: Arrestohet 23-vjeçari, policia i sekuestron pushkën e gjahut

Insajderi
15 August 2026 - 22:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Plagosja e 66-vjeçares në Ferizaj: Arrestohet 23-vjeçari, policia i sekuestron pushkën e gjahut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua 66-vjeçare është lënduar lehtë në këmbë nga një e shtëne me armë zjarri derisa po ecte në fshatin Greme të Ferizajt.

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë të dyshuarin A.H. (23 vjeç), në shtëpinë e të cilit u gjet dhe u sekuestrua një pushkë gjahu me një fishek.

I riu është intervistuar në stacionin policor në prani të avokatit dhe prokurorit të shtetit, ndërsa më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Postimi:

Gjuajte me pushkë, lëndohet një grua në fshatin Greme të Ferizajt

Me datën 14.08 2026, rreth orës 20:50, stacioni policor është njoftuar nga Spitali në Ferizaj se një grua ishte duke marrë tretman mjekësor, pasi kishte pësuar lëndime nga arma e zjarrit.

Njësia policore ka shkuar në spital, ku ka takuar viktimën, një grua 66-vjeçare.

Sipas hetimeve fillestare, rasti dyshohet se ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Shabi Hashani”, në fshatin Greme të Ferizajt. Viktima, derisa ishte duke ecur, kishte pësuar lëndime të lehta në këmbë.

Pas pranimit të informatave dhe identifikimit të personit të dyshuar A.H (23 vjeç), Njësia e Hetimeve ka dalë në vendngjarje dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ka sekuestruar në shtëpinë e të dyshuarit një pushkë gjahu me një fishek.

I dyshuari A.H. është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku, në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin, është intervistuar nën dyshimin për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark