Plagosja e shqiptarit nga Maqedonia në “Emshir” - Prokuroria nis hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Plagosja e shqiptarit nga Maqedonia në “Emshir” – Prokuroria nis hetimet

    Insajderi
    09 January 2023 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi, ka raportuar mbrëmë se në lokalin “Exit Lounge Bar”, ka mbetur i plagosur Burim Ajeti nga Maqedonia e Veriut. Pas kësaj Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur netimet.

    Për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja Laureta Ulaj, e cila tha se policia është autorizuar për veprimet  e nevojshme.

    Rastit te cilit i referoheni, ju njoftojme se pas nje mosmarreveshjeje verbale ne mes te demtuarit dhe te dyshuarve, te fundit kane shtene ne drejtim te te demtuarit, me ç’ rast i njejti ka pesuar lendime dhe eshte derguar ne QKUK per trajtim mjekesor. Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda ka autorizuar policine t’i ndermarrin veprimet e nevojshme hetimore me qellim te identifikimit te kryeresve te ketij akti dhe sqarimit te te gjitha rrethanave, derisa rasti eshte iniciuar “Vrasja ne tentative”, tha Ulaj për Insajderin.

    Derisa, 37 vjeçari është qëlluar në këmbë, pastaj trajtimit mjekësor është liruar.

    Ka qenë vet i plagosuri që e ka raportuar rastin në Polici të Kosovës. Ai ka deklaruar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me disa shokë të tij kanë pasur një konflikt verbal me disa persona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark