×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Plagosja e 37 vjeçarit nga Maqedonia në Prishtinë – policia jep detaje

    Insajderi
    09 January 2023 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Siç raportoi Gazeta Insajderi, mbrëmë në lokalin “Exit Lounge Bar”, ka mbetur i plagosur Burim Ajeti nga Maqedonia e Veriut. Për rastin detaje janë dhënë edhe përmes raportit 24 orësh.

    Të dyshuarit për rastin janë ende në kërkim ka konfirmuar policia.

    37 vjeçari është qëlluar në këmbë, pastaj trajtimit mjekësor është liruar.

    Ka qenë vet i plagosuri që e ka raportuar rastin në Polici të Kosovës. Ai ka deklaruar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me disa shokë të tij kanë pasur një konflikt verbal me disa persona.

    “Njësia policore nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar një gëzhojë dhe një veturë që dyshohet se u përket të dyshuarve”, thuhet në njoftim përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark