Plagosja e tre personave nga djali i ish-kryeshefit të ‘KRU Gjakova’ në kafiteri, rikategorizohet vepra penale ndaj të arratisurit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja e tre personave nga djali i ish-kryeshefit të ‘KRU Gjakova’ në kafiteri, rikategorizohet vepra penale ndaj të arratisurit

    Insajderi
    11 March 2024 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkelzen Ahmeti, djali i ish-kryeshefit të ‘KRU Gjakova’, Ismet Ahmetit, ndodhet në arrati. Policia e Kosovës në njoftimin e djeshëm ka thënë se rasti i Ahmetit po hetohet si “vrasje në tentativë” pas plagosjes së tre personave. Në njoftimin e sotëm, policia ka dërguar njoftim se tash po hetohet për “vrasje të rëndë në tentativë”.

    “VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË- Gjakovë 10.03.2024-00:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje, ka plagosur me armë zjarri tre meshkuj kosovarë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut kompetent janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari ndodhet në arrati, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndërkaq, përgjatë ditës së djeshme, Policia në Gjakovë ka thënë se i dyshuari Shkelzen Ahmeti po hetohet për armëmbajtje pa leje dhe vrasje në tentativë.

    ““Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, tha për Insajderin Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

    Gazeta Insajderi raportoi se nga sulmi me armë zjarri në lokalin ‘Republika’ kanë mbetur të plagosur dy vëllezërit pronarë Driton dhe Jon Stublla, si dhe një klient. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark