×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Plagosja me armë e shtetasit të huaj në Fushë Kosovë, kjo është gjendja shëndetësore e tij

    Insajderi
    07 April 2024 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shtetas i huaj që u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Fushë Kosovë ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh. Aty thuhet se në vend të ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja.

    Rasti është klasifikuar si “vrasje në tentativë”.

    “Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë/ 06.04.2024-17:00 Është plagosur me armë zjarri viktima mashkull shtetas i huaj. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark