Insajderi
Lajme

Plagosja në Prizren, policia arreston të dyshuarin

Insajderi
16 December 2025 - 17:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Plagosja në Prizren, policia arreston të dyshuarin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit.

Për këtë rast është arrestuar një i dyshuar, të cilit i është sekuestruar një armë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datën 16.12.2025 rreth orës 12:37 Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për një person të plagosur me armë zjarri në fshatin Nashec të Prizrenit. Patrulla policore menjëherë i është përgjigjur informatës ku ka menaxhuar me vendin e ngjarjes. Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore nga urgjenca dhe i njëjti është hospitalizuar për mjekim në spitalit rajonal të Prizrenit. I njëjti sipas mjekëve për momentin është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari lidhur me rastin është arrestuar dhe lidhur me këtë rast është sekuestruar një armë me dy karikator”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik i shtetit dhe në bashkërendim me prokurorin e shtetit po ndërmerren të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark