Insajderi
Lajme

Plagosje në Prizren pas përleshjes mes dy personave

Insajderi
03 May 2026 - 10:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Plagosje në Prizren pas përleshjes mes dy personave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë përfshirë të shtunën në një përleshje në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor pas incidentit. Gjatë përleshjes, njëri nga ta dyshohet se ka qëlluar me armë tjetrin, duke i shkaktuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË /LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Gjonaj, Prizren / 02.05.2026 – 20:25. Dy të dyshuar m/k janë dërguar për trajtim mjekësor për shkak se janë përleshur ndërmjet vete. Gjatë incidentit njëri prej të dyshuarve e ka plagosur me armë të dyshuarin tjetër. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti në hetime.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark