Planeti Mars mund të shihet me sy të lirë më 30 maj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Planeti Mars mund të shihet me sy të lirë më 30 maj

    Insajderi
    23 May 2016 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zakonisht, Marsi është vështirë për tu parë, madje edhe me pajisje speciale. Por, një seri e ngjarjeve gjatë dy javëve të ardhshme do t’i japë mundësi njerëzve ta shohin “Planetin e Kuq” – dhe një varg të ngjarjeve të tjera qiellore do të krijojnë pamje spektakolare.

    Marsi është në rrugë për të qenë më afër tokës se që ka qenë për 11 vitet e fundit, në një largësi prej rreth 47 milion kilometrave.

    Kjo do të ndodhë më 30 maj dhe do të zgjasë për rreth 2 javët e ardhshme.

    Kjo afërsi do të thotë se edhe me pajisje relativisht jo shumë të avancuara, detajet e terrenit të Marsit do mund të shihen. NASA ka lëshuar një pamje mahnitëse të këtyre detajeve të kësaj jave, kur ata zbuluan një nga fotot më të detajuara të planetit të para ndonjëherë.

    Planeti mund të shihet në një formë të trekëndëshit, pasi që përfshin në këtë pamje edhe Saturnin dhe yllin Antares. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark