Plani ‘Autobusi', jepen 56 gjoba për shkelje të rregullave të transportit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plani ‘Autobusi’, jepen 56 gjoba për shkelje të rregullave të transportit

    Insajderi
    23 April 2025 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.

    Sipas një njoftimi bëhet e ditur se në kuadër të këtyre angazhimeve, që nga data 14.04.2025, në koordinim me inspektorët komunal dhe inspektorët e Ministrisë së transportit ka filluar implementimi i planit “Autobusi”.

    “Gjatë implementimit të planit nga policia janë shqiptuar 56 gjoba , të ndryshme lidhur me mosrespektimin e rregullave mbi transportin e personave në komunikcionin rrugor, si: ndalim në vendin e ndaluar me shenjë të komunikacionit, bartja e pasagjerëve më tepër se sa lejohet në mjet, mosrepsktimi i intererarit me autobusë brenda qytetit, etj. Angazhimet për sigurinë në trafik po vazhdojnë në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark