Plani “futuristik” i ministrit Hoxhaj: Kosova këtë vit aplikon për anëtarësim në BE – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plani “futuristik” i ministrit Hoxhaj: Kosova këtë vit aplikon për anëtarësim në BE

    Insajderi
    04 May 2017 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova është vendi i vetëm në rajon që po lufton për liberalizim të vizave të cilin sipas BE-së nuk do ta marrë nëse nuk ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi, por për ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, vendi është gati për një proces tjetër të integrimit evropian.

    Madje sipas tij, Kosova do aplikojë edhe për statusin e kandidatit.

    “Kosova e ka në plan të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian këtë vit, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës”, Enver Hoxhaj për mediat në Serbi.

    “Ne duam ta shohim Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë dhe Malin e Zi në BE, por ne mendojmë se duhet të shpërblehemi njësoj, siç ka ndodhur me kolegët tanë nga Beogradi, për punën që po e bëjmë edhe në Kosovë, por edhe si pjesë e dialogut, gjë që nuk po ndodh tani”, ka pohuar Hoxhaj në Bruksel, i pyetur nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

    Hoxhaj ka shtuar se dialogu me Beogradin s’ka më kuptim nëse nuk paraprihet nga një njohje e dyanshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark