Plani i Abdixhikut për infrastrukturë e energji: Central i ri me gaz, investime 500 milionë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plani i Abdixhikut për infrastrukturë e energji: Central i ri me gaz, investime 500 milionë euro

    Insajderi
    11 December 2024 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar në Mitrovicë planin e ri për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit të energjisë.

    Ky plan sipas tyre është një hap i madh përpara në angazhimin tonë për një të ardhme më të qëndrueshme për Kosovën, duke siguruar mundësi të reja dhe duke e bërë vendin tonë më të fuqishëm në fushën e energjisë dhe zhvillimit ekonomik.

    “Një nga projektet më të rëndësishme që prezantuam është ndërtimi i Centralit të ri me gaz – i cili do të ndërtohet në Ferizaj – me kapacitet prej 500 MW, i cili do të mundësojë furnizimin me energji elektrike të sigurt dhe të qëndrueshëm”.

    Nga LDK thonë se, ky projekt do të realizohet me një investim prej 500 milionë eurosh, i financuar nga Fondi i Kursimeve Pensionale, dhe do të sjellë një kthim të dyfishtë të investimeve që ky fond merr aktualisht në tregjet ndërkombëtare.

    “Kjo është një mundësi e shkëlqyer për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe ekologjikisht më të pastër për të ardhmen. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e këtij centrali, do t’i japë Kosovës sigurinë dhe pavarësinë energjetike”, ka shkruar Visar Azemi i LDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark