×
  • Lajme
  • Lajme

    Plani i atentatit ndaj Kurtit/ Ramadani: Infomacioni ishte serioz por RTK e transmetoi si ‘fake news’

    Insajderi
    12 February 2024 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeinspektori i AKI’së, Burim Ramadani ka kritikuar Radio Televizionin e Kosovës për mënyrën se si e dha lajmin për planin e një ‘atentati ndaj kryeministrit Kurti në Shkup’, shkruan Insajderi.

    Ramadani thekson se lajmi ishte serioz por mënyra jo profesionale si është transmetuar nga televizioni publik ka qenë si “fake news”.

    “Informacioni duket serioz, por forma si është publikuar është e gërditshme. Së pari informacioni ka dale më u pa, nuk po them që është, por ka dalur ashtu si fake news total. Prej një informacioni që ka qenë serioz ka dalë në publik si fake news. Informacioni ka dalur në medium publik kohën kur kryeministri ka qenë në Shkup, pra në vendin e ngjarjes”, deklaroi Ramadani në Pressing.

    Tutje, sipas Ramadanit në vazhdimësi liderët pranojnë informacione për kërcënime dhe ndaj tyre shtohen masat e sigurisë.

    “Së pari informacionet për kërcënimet e liderëve janë të vazhdueshme, fatketqisht. Ka pasur, ka dhe ka me pas situata ku ka informacion që  kryeministrat, presidentët, liderët e partive kanë kërcënime dhe për këtë janë masat e sigurisë”, tha ai.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark