Plani i Haradinajt për ndërtimin e stadiumit në Bërnicë, jep detaje rreth projektit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plani i Haradinajt për ndërtimin e stadiumit në Bërnicë, jep detaje rreth projektit

    Insajderi
    12 October 2021 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i AAK’së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj në Pressing ka dhënë detaje të planeve të tij për stadiumin në Bërnicë.

    “Stadiumi në Bërnicë i ka 12 hektarë të dhënë prej shtetit. Ky është një projekt me mundësinë e partneritetit publiko-privat”, thotë Haradinaj.

    “Sot nëse shkon ti aty janë fushat ekzistuese, fatkeqësisht aty as tush s’kanë vajzat se le më diçka tjetër. Kushte mizerie kanë’, thotë ai.

    “Ky nuk është projekti i stadiumit kombëtar”, sqaroi ai.

    “Është kompleks që përfshihen edhe disiplinat e tjera sportive si hendbolli, basketbolli, të gjitha sportet kolektive”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark