Plani i Trump për paqen në Gaza, Tony Blair anëtari i parë i “Bordit të Paqes” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Plani i Trump për paqen në Gaza, Tony Blair anëtari i parë i “Bordit të Paqes”

    Insajderi
    30 September 2025 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sir Tony Blair është bërë anëtari i parë i emëruar në “Bordin e Paqes”, një organ i kryesuar nga Donald Trump, që do të mbikëqyrë përkohësisht qeverisjen dhe rindërtimin e Gazës, nëse Hamasi pranon planin.

    Lajmin e bëri të ditur vetë Trump, i cili tha se ish-kryeministri britanik dëshiron të bashkohet me organin ndërkombëtar. “Udhëheqës nga vende të tjera” do të emërohen më vonë, shtoi ai.

    Ky bord është pjesë e një plani 20-pikësh, që synon t’i japë fund konfliktit gati dyvjeçar ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, duke përfshirë një proces demilitarizimi dhe rindërtimi të Gazës. Sir Tony Blair e ka përshkruar planin si “shansin më të mirë për t’i dhënë fund dy viteve të luftës, mjerimit dhe vuajtjes”.

    Blair, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar nga viti 1997 deri më 2007, ka qenë i përfshirë në bisedime të nivelit të lartë me SHBA-në dhe palë të tjera mbi të ardhmen e Gazës. Pas largimit nga detyra, ai ka shërbyer si i dërguar i posaçëm për Lindjen e Mesme në emër të Kuartetit të fuqive ndërkombëtare (SHBA, BE, Rusia dhe OKB), duke u fokusuar në nxitjen e zhvillimit ekonomik në Palestinë dhe krijimin e kushteve për një zgjidhje me dy shtete.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark