Insajderi
Botë

Plas skandali në Lojërat Olimpike, mundësi egjiptian arrestohet për sulm seksual

Insajderi
10 August 2024 - 13:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Plas skandali në Lojërat Olimpike, mundësi egjiptian arrestohet për sulm seksual
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mundësi egjiptian Mohamed Elsayed është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit nga policia franceze pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Ai dyshohet se kishte sulmuar një grua jashtë një kafeneje në zonën e Austerlitz në lagjen e 13-të të Parisit.

“Mundësi është vendosur në pranga, sepse dyshohet se ka prekur të pasmet e një klienteje në një kafene”, thuhet në një deklaratë nga autoritetet franceze.

Edhe pse autoritetet nuk e zbuluan emrin, delegacioni egjiptian konfirmoi identitetin e mundësit si Mohamed Elsayed. Në Lojërat e Parisit, atleti u eliminua në raundin e 16-të të mërkurën kundër azerit Hasrat Jafarov. Mundësi thuhet se ishte “plotësisht i dehur” kur u arrestua, sipas shtypit vendas. Komiteti Olimpik i vendit tha në një deklaratë të veçantë të premten se hapi një hetim për incidentin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark