
“Playfest” është ngjarje kulturore shumë dimensionale e cila do të mbaj edicionin e tretë në parkun nacional ”Liria” Ferizaj, një lokacion i veçantë mes pishave, me programe të ndryshme kushtuar të gjitha komuniteteve, ku secili individ do të ketë mundësinë të shprehet përmes artit dhe kulturës. Festivali do të zgjasë 4 ditë. Gjatë programit, një sërë ngjarjesh sociale, edukative dhe kulturore do të gjejnë vend në një ambient kreativ dhe frymëzues.
Me datën 5 gusht festivali Playfest do të fillojë me platformën tashmë të njohur Stand up, Speak out, e cila mbledh së bashku figura që ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e një shoqërie me iniciativat dhe aktivitetet e tyre frymëzuese. Për të vazhduar me Workshope kreative dhe për ta pëmbyllur natën me Open Cinema në bashkëpunim me Parkun Kulturor ”Ali Podrimja” si dhe me artist të njohur të muzikës Jazz dhe Akostike.
Me datën 6 & 7 Gusht më saktësisht në diten e dytë dhe të tretë do të ndërthuren ekspozita të ndryshme të artit, pëcjellur për dy ditë me radhë me shumë artistë të njohur të muzikës Elektronike të skenës lokale dhe ndërkombëtare.
Ne diten e fundit pra 8 gusht, Playfest do të krijojë hapësirë për të gjithë fëmijët pa dallime, e ku dhe qëllimi festivalit përmbyllet me programe shumë të larmishme dhe gjithë përfshirëse.