×
  • Lajme
  • Insajderi

    Plot 1622 seanca psikologjike në 3 vite për personat e komunitetit LGBTQ+ në Kosovë

    Insajderi
    29 March 2023 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pjesëtarët e komunitetit LGBTQ+ në Kosovë po vazhdojnë të ndjehen të diskriminuar. Edhe gjatë vitit 2023 thonë se nuk ka pasur përmirësim, dhuna fizike dhe verbale prap ka qenë evidente.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në adresën e CEL Kosova, organizatë kjo e cila merret me diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

    “Gjatë këtyre tre muajve të vitit 2023, nuk ka pasur ndonjë zhvillim apo përmirësim të dukshëm në lidhje me situatën e komuniteteve LGBTQ+ në Kosovë. Nga rastet që janë paraqitur në CEL Kosovë, dhuna fizike dhe verbale ndaj individëve të këtyre komuniteteve është evidente dhe shumë shqetësuese”, kanë thënë nga kjo organizatë.

    Kjo organizatë vitin e kaluar ka strehuar plotë 10 individë të komunitetit të cilët janë përballur me dhunë fizike nga familja apo shoqëria ku ata bëjnë pjesë.

    Historikisht, nga CEL Kosova thonë se ky grup janë përballur historikisht me sfida dhe margjinalizim të theksuar, kjo është zhvilluar në diskriminim në aspektin social, ekonomik, shëndetsor dhe institucional

    “Individët LGBT+ janë përballur historikisht me sfida dhe margjinalizim të theksuar, kjo është zhvilluar në diskriminim në aspektin social, ekonomik, shëndetsor dhe institucional. Një nga rastet më të shpeshta është mungesa e strehimit për individët LGBT+, të cilët janë përballur me diskriminim fizik nga komuniteti ku jetojnë, si nga familja ashtu edhe nga shoqëria e tyre. Në CEL Kosova kemi raste të shpeshta të kërkesave për banim, ku vitin e kaluar CEL Kosova ka strehuar 10 individë nga komunitetet LGBT+”, thuhet në përgjigjen e tyre për Insajderin.

    Që nga viti 2020 e deri më sot, për individët LGBTQ+ janë ofruar gjithsej 1622 seanca psikologjike duke llogaritur edhe pandeminë, pra kohën e izolimit.

    “Si shkak i pandemis(izolimi etj) gjate 2021 CEL ka pasur nje fluks te madhe per kerkes per seanca psikologjike, si rrjedhoj gjatë atij viti CEL e ka rrit numrin e psikologeve nga katër ne pesë. Prej vitit 2020 deri ne vitin 2022 CEL Kosova ka ofruar gjithsej 1622 seanca psikologjike për individët”, pohuan nga organizata.

    Vetëm pse i përkasin komunitetit LBGTQ+, gjatë vitit 2022 janë diskriminuar plot 10 persona.

    “Prej të dhënave të cilat ka mundur të grumbulloj CEL Kosova, numri i rasteve të raportua përshkak të diskriminimit në formë verbale apo fizike në vitin 2022 është 10”, thanë ata./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark