"Po bëhemi gati ta rrëzojmë qeverinë", çfarë po paralajmëron PDK-ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Po bëhemi gati ta rrëzojmë qeverinë”, çfarë po paralajmëron PDK-ja

    Insajderi
    16 November 2022 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është duke u bërë gati për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

    Sipas Abdullahut, alternativë e vetme për ta shpëtuar Kosovën është PDK-ja, në krye me kryetarin e saj, Memli Krasniqin.

    “Partia Demokratike është duke u reformuar, reformat ndonjëherë janë edhe të dhimbshme. Ne jemi duke u bërë gati për ta rrëzuar këtë Qeveri, për të ofruar alternativë për ta shpëtuar Kosovën nga kjo ku po e dërgon kjo Qeveri. Ne jemi të bindur se është PDK me zotin Memli Krasniqi si kryetar, alternativë kryesore e këtij vendi “, tha ai në Tëvë1.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark