“Po, e kemi paguar”, tenderuesi i MASHT konfirmon se i dhanë para Nagavcit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po, e kemi paguar”, tenderuesi i MASHT konfirmon se i dhanë para Nagavcit

    Insajderi
    26 July 2024 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i Shtëpisë Botuese, “Albas”, ka raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.

    Ai ka pranuar se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është paguar nga “Albas” dhe se ajo ka qenë bashkëpunëtore e tyre, bashkë me motrën e saj.

    Gjatë dëshmisë së përfaqësuesit të Shtëpisë Botuese “Albas”, u kërkuan sqarime nëse ai e njihte autoren e librit “Aventurat tona të verës” dhe ai u përgjigj se po e njihte dhe autore është Arbërie Nagavci.

    “Ajo ka qenë autore, po e kemi paguar”, tha ndër të tjera përfaqësuesi i “Albas”.

    Nënkryetari i Komisionit, Ardian Kastrati, e pyeti për dyshimet dhe aferat korruptive të ‘Albas’ me Arbërie Nagavcin.

    Mirëpo, përfaqësuesi i shtëpisë botuese nuk pranoi që të përgjigjet.

    “Sa i keni shumëfishuar tenderët pasi ka ardhur Nagavci në ministri?”, e pyet Kastrati Hetemin – por ai nuk  përgjigjet saktësisht duke theksuar se i kanë dorëzuar dokumentet, jo vetëm me ardhjen e ministres, por edhe para saj.

    Shtëpia Botuese “Albas” ka marrur një mori tenderësh nga Ministria e Arsimit, gjatë kohës sa me këtë ministri udhëheq Arbërie Nagavci.

    Ata ishin njohur edhe më herët, por që për herë të parë sot u pranua nga “Albas” se Arbërie Nagavci është pagaur nga ta.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar në vazhdimësi për afërsinë mes Nagavcit dhe pronarëve të “Albas”.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark