×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Po e shijon luksin”- Me veturë zyrtare natën, asamblistja e VV’së në Prizren denoncon kryetarin

    Insajderi
    03 March 2024 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Mimoza Brushani, ka denoncuar kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totajn, lidhur me shfrytëzimin e veturës zyrtare edhe pas orarit.

    Brushani, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka publikuar një fotografi të veturës zyrtare, teksa ka pretenduar se është përdorur nga ana e Totajt për “shetitje” me bashkëshorten e tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Shaqir Totaj, po shihet sa është i “përkushtuar” ndaj  interesave të qytetarëve, mbrëm së bashku me gruan e tij shetit me veturë zyrtare dhe shpenzon derivate nga taksat e qytetarëve”, ka shkruar ajo.

    “Duket se Shaqa po e shijon pozitën e tij dhe luksin”.

    “”Qato goma të veturave qytetarët  duhet me ti shfry e me ti ndal shpenzimet””, përfundon postimi i saj. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark