×
  • Lajme
  • Insajderi

    Po gjykohet për korrupsion, por ish-Kryetari i Leposaviqit bën vlerësime të sigurisë: Gjatë vikendit mund të përkeqësohet situata në Veri

    Insajderi
    08 June 2023 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I akuzuari Dragan Jabllanoviq-ish kryetar i Leposaviqit në gjykim ndaj tij dhe 14 të tjerëve të akuzuar për korrupsion dhe vepra tjera penale, kërkojë nga gjykata që seancat e radhës për këtë rast të  caktohen për data më të largëta pasi që sipas tij, situata në  veri është e tensionuar dhe pritet që në  vikend të tensionohet edhe më tutje.

    “Unë  ju lutem si trup gjykues që  të  presim pak ditë sa të  kaloj situata në veri, kjo mundet gjatë vikendit edhe të eskaloj, deri në  vikend edhe Qeveria e Kosovës do të  deklarohet se a e pranon atë marrëveshje apo jo. Më  mirë është që jetët tona t’i mbrojmë  të presim pak derisa të  përmirësohet gjendja në veri”, tha i akuzuari Jabllanoviq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në këtë rast, ish-kryetari i Leposaviqit Dragan Jabllanoviq po akuzohet për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, së bashku me Haxhi Bejtën, Aleksandar Ackoviq, Aleksandar Kostiq, Çedomir Timotijeviq, Bojan Banoviq, Mirosllav Ivanoviq, Ivan Kadiq, Boban Millovanoviq dhe Jellica Baraq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark