‘Për Ty’ është një aplikacion i mirë punuar që i jep mundësi çdo biznesi të ketë shtrije shumë të madhe në tregun online, e po ashtu konsumatorëve ju jep qasje në një treg tejet të madh dhe voluminoz digjital.
Falë specifikave të aplikacionit ‘Për Ty’, shitja për çfarëdo biznesi do të jetë tashmë më e lehte, edhe konsumatorët do ta kenë shumë të lehtë të bëjnë zgjedhjen e tyre më të mirë, në mënyrë sa më optimale duke kursyer kohë dhe para.
Ky aplikacion lejon që të gjitha llojet e bizneseve t’i hapin profilet e tyre online, t’i shesin dhe t’i promovojnë produkte e tyre.
Ndërsa për blerësit do të ketë përparësi të shumta, pasi që ata mund ti përzgjedhin brendet nga të cilat dëshirojnë të marrin njoftime për produktet e tyre, duke ua lehtësuar kështu gjetjen e produktit të preferuar.
Aplikacioni është punuar në atë mënyre që të jetë sa më i qasshëm dhe lehtë si për bizneset ashtu edhe për blerësit apo përdoruesit, madje edhe në aspektin vizual i është dhënë një rëndësi e madhe duke ofruar dizajnë me prapavijë të bardhë dhe të zezë.
Aplikacioni është i punuar për Android dhe IOS dhe është produkt i INNER IRCLE, dhe pritet që të publikohet në muajin janar të vitit të ardhshëm
Për më shumë rreth Për Ty mund të qëndroni të informuar edhe në rrjetet sociale në Për TY Online Shop App.