"Po ktheheshin nga një festë familjare"- Mediat gjermane me detaje të reja për aksidentin tragjik ku vdiqën tre shqiptarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Po ktheheshin nga një festë familjare”- Mediat gjermane me detaje të reja për aksidentin tragjik ku vdiqën tre shqiptarë

    Insajderi
    25 May 2025 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat gjermane kanë zbuluar detaje të reja rreth aksidentit tragjik rrugor që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme pranë qytetit Koblenz, në Gjermani, që i mori jetën 3 shqiptarëve dhe mbetën të plagosur disa të tjerë.

    Sipas Bild, viktimat janë një burrë 53-vjeçar dhe dy gra, të moshës 47 dhe 65 vjeç. Raportimet tregojnë se ata së bashku me 6 persona të tjerë mes moshës 20 dhe 66 vjeç po ktheheshin nga një festë familjare në Hesse.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 3:05 të mëngjesit, sipas policisë. Gjetjet fillestare tregojnë se një minibus me nëntë vende doli nga rruga dhe u përmbys. Në aksident nuk u përfshinë automjete të tjera, sipas policisë gjermane. Megjithatë, një makinë tjetër kaloi mbi “rrënoja” pas aksidentit.

    Shkaku i aksidentit mbetet i paqartë. Identitetet e disa prej personave në minibus ende nuk janë gjetur. Policia tha se përveç shqiptarëve në automjet kishte edhe shtetas të huaj.

    Personeli i emergjencës në vendin e aksidentit në Rheinland-Pfalz u trondit gjithashtu nga numri i viktimave.

    “Është një aksident vërtet i tmerrshëm”, i tha një zëdhënës i policisë Agjencisë Gjermane të Shtypit.

    Autostrada fillimisht u mbyll plotësisht midis Koblenzit dhe Ochtendungut herët këtë mëngjes pasi operacionet e shpëtimit zgjatën me orë të tëra. /Top Channel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark