Po përgatitej për ta vrarë një qytetar me kallashnikov, Policia arreston 65-vjeçarin në Golem - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Po përgatitej për ta vrarë një qytetar me kallashnikov, Policia arreston 65-vjeçarin në Golem

    Insajderi
    29 November 2022 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 65-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë në plazhin e Golemit.

    Burime për Abc bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, në banesën e tij në fshatin Karpen, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë kallashnikov dhe 2 karikatorë.

    Ismail Sopi është prangosur nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

    Ai sapo ishte kthyer nga Italia dhe dyshohet se kishte konflikte me banorë të zonës.

    Ndërhyrja e policisë ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm pasi kishte dyshime se 65-vjeçari armën do ta përdorte për të qëlluar ndaj një personi në zonë./Abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark