Insajderi
Lajme

Po punonin në një banesë, lëndohen dy punëtorë ndërtimi në Ferizaj

Insajderi
30 June 2024 - 09:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Po punonin në një banesë, lëndohen dy punëtorë ndërtimi në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy punëtorë ndërtimi kanë pësuar lëndime trupore teksa kanë qenë duke punuar në një banesë në Ferizaj. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku thuhet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan Gazeta Insajderi.

“Rr. Gzim Sahiti, Ferizaj 29.06.2024 – 11:00. Raportohet se dy viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në një banesë në ndërtim e sipër. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, bënë të ditur tutje policia. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark