"Po referon gjithçka në të mirë të Barcelonës"- Deklarata e Bellinghamit bëhet virale, Rudiger e paralajmëroi të mos flasë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Po referon gjithçka në të mirë të Barcelonës”- Deklarata e Bellinghamit bëhet virale, Rudiger e paralajmëroi të mos flasë

    Insajderi
    28 April 2025 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi humbi nga Barcelona me rezultat 3-2 në finalen e Kupës së Mbretit, por historia kryesore është sjellja e mbretërve ndaj gjyqtarit Ricardo de Burgos Bengoetxea.

    De Burgos Bengoetxea më pas bëri një paraqitje publike emocionale, duke zbuluar se djali i tij po ngacmohej në shkollë për shkak të videos së Real Madridit.

    Pasi ndeshja përfundoi në kohën shtesë, Jude Bellingham u përjashtua nga gjyqtari duke i treguar kartonin e dytë të verdhë për afrimin agresiv ndaj tij pas fishkëllimës së fundit.

    Gjithsesi, është shfaqur një video gjatë pjesës së parë të ndeshjes në tunelin e stadiumit. Aty shfaqet Jude Bellingham duke i thënë kapitenit Lucas Vázquez, që të flas me gjyqtarin.

    Thuaji se gjithçka po shkon në favor të Barcelonës! Çdo situatë 50:50 gjykohet për ta!”, thotë anglezi.

    Vázquez e largon atë nga gjyqtarët. Spanjollët në rrjetet sociale pretendojnë se Rüdiger i tha: “Jude, ata të dëgjojnë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark