Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se është duke u zhvilluar një aksion në rajonin e Mitrovicës kundër disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Syla nuk ka dhënë më shumë detaje rreth rastit, duke shtuar se ato do të bëhen të ditura gjatë orëve të pasdites.
Raportohet se janë arrestuar disa pjesëtarë të policisë në rajonin e Mitrovicës. Ata janë policë të trafikut, të cilët po dyshohen për ryshfet, njoftojnë burime të Express-it.