×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Pochettino me fjalë të mëdha për Armando Brojën

    Insajderi
    07 January 2024 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Maurizio Pochettino ka thënë fjalë të mëdha për Armando Brojën, pasi ky i fundit arriti të shënonte në përballjen e sotme ndaj Preston në FA Cup.

    Ky ishte goli i parë për Brojën pas kthimit nga dëmtimi për vitin 2024, ndërsa Chelsea fitoi 4-0, e ku mbrojtësi shqiptar e shënoi golin e hapës.

    “Unë mendoj se goli do të jetë fantastik për vetëbesimin e Brojës. Ai duhet të buzëqesh, të jetë pozitiv dhe të ndryshoj gjuhën e trupit tani. Unë mendoj se kur ai luan mirë dhe gjen rrjetën, rritet”.

    “Është shumë i rëndësishëm ky gol për të, por unë duhet të jem i sinqertë, Broja duhet ta përdor këtë ndeshje për t’u rritur. Jo vetëm në aspektin fizik apo në kapacitetin e tij, por duhet ta përdor këtë hap për të vazhduar përpara dhe për të buzëqeshur, duhet të jetë më shumë pozitiv dhe të rritet tani”.

    “Potenciali te Broja është mbresëlënës, lojtari i ri në Angli ose në Evropë, një nga ata lojtarët që kanë më shumë potencial. Duhet ta shtyj veten deri në limite dhe të punojë shumë. Ka kaluar një dëmtim shumë të madh në të kaluarën dhe kjo kërkon kohë. Nuk është e lehtë për të që të paraqitet në nivelet që ne presim. Pritshmëritë tona për të janë të mëdha dhe ne do ta shtyjmë”, ka thënë Pochettino, transmeton Telegrafi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark