Insajderi
Insporti

Pochettino: SHBA duhet të ëndërrojë pa kufij pas fitores 4-1 ndaj Paraguait

Insajderi
19 June 2026 - 11:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pochettino: SHBA duhet të ëndërrojë pa kufij pas fitores 4-1 ndaj Paraguait
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mauricio Pochettino ka zbuluar mentalitetin me të cilin SHBA-ja po e luan Kupën e Botës, pas fitores bindëse 4-1 ndaj Paraguait në ndeshjen hapëse.

Trajneri argjentinas tha se triumfi nuk erdhi vetëm si rezultat i taktikës, por edhe i ambicies, besimit dhe konkurrencës së brendshme në skuadër.

“Ndeshja me Paraguain tregoi se talenti ekziston. Kur burimet shpërndahen mirë dhe balanca e forcës nivelohet, ne jemi një forcë shumë e madhe”, deklaroi Pochettino për “The Athletic”.

Sipas tij, merita kryesore u takon lojtarëve, ndërsa stafi teknik ka për detyrë vetëm ta udhëheqë grupin në drejtimin e duhur.

Pochettino theksoi se skuadra amerikane duhet të ëndërrojë pa kufij dhe të mos vendosë barriera për atë që mund të arrijë.

“Duhet të ëndërrojmë pa kufij. Nëse ëndërroj ta prek hënën, ndoshta mund t’i afrohem. Nëse ëndërroj vetëm t’i afrohem, do të mbetem në Tokë”, tha ai.

Trajneri beson se energjia pozitive, vetëbesimi dhe puna e përditshme mund ta nxjerrin më të mirën nga futbollistët.

Ai gjithashtu bëri të qartë se askush nuk e ka vendin të garantuar në skuadër. Sipas Pochettinos, konkurrenca është thelbësore për rritjen e SHBA-së, ndërsa minutat dhe vendi në formacion duhet të fitohen çdo ditë.

“Beso. Puno. Garo. Është një rreth”, shtoi ai.

Pas fitores ndaj Paraguait, SHBA-ja tani kthen vëmendjen te ndeshja e dytë e Grupit D kundër Australisë. Edhe “Socceroos” e nisën mirë turneun, duke mposhtur Turqinë 2-0 në sfidën hapëse.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark