Mbrëmë në Komunën e Podujevës një femër e kombësisë shqiptare është sulmuar nga babai i saj.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 19 dhe ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje në mes të dy personave të përfshirë në incident.
Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj, viktima është detyruar që të kërkojë tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit ky rast ka shkuar në procedurë të rregullt të hetimeve./Insajderi