×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Podujevë: Gjendet një person i vdekur në oborrin e shtëpisë

    Insajderi
    24 March 2024 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është gjetur i vdekur në fshatin Dumnicë të Poshtme të Podujevës në oborrin e tij.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, teksa njoftohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Dumnicë e poshtme, Podujevë / 23.03.2024 – 16:25. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur trupi i viktimës mashkull/kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark