×
  • Lajme
  • Lajme

    Policë të njësisë Speciale në Shqipëri sulmojnë fizikisht policin civil gjatë protestës – dalin pamjet

    Insajderi
    13 December 2020 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një polic civil është sulmuar fizikisht nga Forcat e Njësisë Speciale në Shqipëri (NjRSH), shkruan Insajderi.


    Kjo ka ndodhur në ditën e tretë të protestave që po vijojnë të mbahen në Shqipëri pas vrasjes së Klodian Rashës, 25 vjearit i cili u vra nga një efektiv policor.


    Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si një grumbull policës të Njësisë Speciale i sulen policit civil, duke e goditur atë me pendrek dhe shtrire në tokë.

    I njëjti dëgjohet duke thënë se është polic civil.

    “Unë jam polic ore” , dëgjohet duke thënë i njëjti derisa policet NjRSH-së shihet teksa marrin kahje tjetër.

    Pamjet:

    Sonte ka qenë nata e pestë e protestave, që nga vrasja e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie në Shqipëri.

    Në rrjetet sociale u bë sërish thirrje për protesta në sheshet kryesore të vendit, kundër dhunës policore, për lirimin e protestuesve, shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe reformim të policisë.

    Pas natës së parë të protestës në Tiranë, ministri i Brendshëm dha dorëheqjen, por kryeministri Edi Rama deklaroi se kryepolici Ardi Veliu do të qëndrojë në detyrë./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark