Policët pajisën me 250 kamera të trupit e 130 të instaluara në vetura - Insajderi
×
Insajderi

Policët pajisën me 250 kamera të trupit e 130 të instaluara në vetura

Insajderi
01 August 2023 - 15:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policët e Kosovës janë pajisur me 250 kamera të trupit e 130 të instaluara në vetura, falë një projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

E një pjesë e këtyre kamerave të cilat i ka pranuar Policia e Kosovës, do të shpërndahen edhe në veri të vendit. Kështu ka thënë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha.

Me këtë rast u bë edhe nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit, e publikimi i një video-sekuence të përdorimit të kamerave nga zyrtarët policorë, si dhe ekspozimi dhe demonstrimi i përdorimit të kamerave të trupit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark