45 nga policë të rijnë nga nga komuniteti serb kanë nisur sot punën. Giovanni Pietro Barbano, shefi i EULEX’it në Kosovë, ka shprehur shqetësime për kërcënimet që kanë këta policë.
Për këtë, EULEX thotë se çdo lloj frikësimi është i papranueshëm.
”Jam shumë i shqetësuar për raportimet e mediave në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër policëve të sapo-dislokuar të Policisë së Kosovës nga komunitetet jo-shumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton dhe përfaqëson tërë popullatën e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter, të martën.
I am very concerned about media reports regarding threatening messages against newly deployed Kosovo Police Officers from non-majority communities.
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) July 25, 2023
Any kind of intimidation are unacceptable, and I stress the importance Kosovo Police reflect and represent entire Kosovo population.
Me urdhër të Listës Serbe, subjekt politik i lidhur me Beogradin, qindra policë serbë ishin larguar nga institucioni i Kosovës duke larguar uniformat.